Thursday, October 11, 2012
Adelina Ismaili lindi me 14 Nëntor, 1979 në Prishtinë. Eshte femiu i pare i prinderve Rexhep dhe Mona Ismaili, babai inxhinier teknologjie dhe nena bibliotekiste me profesion. Nena e saj, znj. Mona ka punuar gjithashtu dhe ne Fakultetin Filozofik ne Prishtinë si këshilltare. Me vone, pas largimit nga puna prej regjimit serb i cili u instalua atebote ne Kosove, vazhdon profesionin si Menaxhere Zyrtare e e Adelina dhe Zanfina Ismaili.
Adelina Ismaili ka dy motra, Ema dhe Zanfina Ismajli. Ema Ismaili eshte e shkolluar muzikalisht, ne muziken klasike-drejtimi violine, aktualisht pronare dhe General Manager e butiqeve "So Chic" qe veprojne ne Kosove. Zanfina Ismaili ka te kryer Shkollen e Muzikes Klasike ne Prishtine drejtimi-piano, eshte e diplomuar ne Fakultetin Juridik ne Prishtine dhe numerohet si kengetarja me e sukseshme e gjeneratave te reja ne trojet shqipfolese.
Subscribe to:
Post Comments (Atom)
No comments:
Post a Comment